Qeveria thotë se mbështet mbajtjen e zgjedhjeve në veri sipas udhëzimit administrativ

13 tetor 2023 | 19:52

Qeveria e Kosovës tha se mbështet mbajtjen e zgjedhjeve të reja në katër komunat në veri të Kosovës, në bazë të kornizës ligjore që ka ofruar.

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, i tha Radios Evropa e Lirë se udhëzimi administrativ i publikuar në shtator është rezultat i zotimeve të ekzekutivit kosovar për shtensionimin e situatës në veri, “por edhe reflektim i bindjes sonë se zgjedhjet e reja atje duhet të nxiten nga vullneti demokratik dhe burimor i qytetarëve”.

“Qeveria nuk shpall dhe nuk organizon zgjedhje. Megjithatë i mbështet ato. E konsiderojmë jashtëzakonisht të rëndësishme që fushata e zgjedhjeve të ardhshme të jetë e hapur dhe fer, dhe zgjedhjet të jenë të lira dhe demokratike. Pjesëmarrja e qytetarëve serbë të Kosovës është kruciale”, tha Kryeziu, duke komentuar kërkesën e Listës Serbe që zgjedhjet në veri të shpallen.

Lista Serbe – partia kryesore e serbëve në Kosovë, që ka mbështetjen e Beogradit zyrtar – njoftoi më 13 tetor se është e gatshme të marrë pjesë në zgjedhjet në komunat në veri.

Më herët kjo parti kishte kushtëzuar mbajtjen e zgjedhjeve, duke kërkuar “tërheqjen e njësive speciale të Kosovës, amnistinë e të gjithë serbëve të arrestuar që morën pjesë në barrikada apo protesta dhe dorëheqjen e kryetarëve shqiptarë”

Më 13 tetor kreu i këtij subjekti, Goran Rakiq, nuk i përmendi specifikisht këto kushte, por tha se për vendimin për pjesëmarrje në zgjedhje, partia e mori në bashkëpunim me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Recension i librit të Akademik Arsim Bajrami "Gjenocidi i Serbisë…