Rumania dislokon 130 ushtarë në Kosovë

13 tetor 2023 | 23:09

Pas atyre britanike, edhe 130 trupat rumune i janë shtuar misionit të NATO-së në Kosovë, KFOR, krejt kjo pas sulmit terrorist në Banjë të Zveçanit.

Lajmi është bërë i ditur nga Ministria rumune e Mbrojtjes.

“Ushtria rumune ka përfunduar shtimin e kontingjentit pjesëmarrës në operacionin e KFOR-it të NATO-s në Kosovë me kompaninë nga rezerva strategjike në dispozicion të SACEUR, me gjithsej përafërsisht 130 ushtarë”, thuhet në komunikatë.

Aty thuhet se vendimi për shtimin e forcave rumune në kuadër të KFOR-it, është marrë si rezultat i autorizimit nga Këshilli i Atlantikut të Veriut për plotësimin e forcave për menaxhimin e situatës aktuale në Ballkanin Perëndimor.

“Rumania mori, si një aleat i NATO-s dhe një vend anëtar i Bashkimit Evropian, përkushtimin për të kontribuar, me forca dhe mjete ushtarake, në përpjekjet për të ruajtur një mjedis të qëndrueshëm sigurie në rajonin e Ballkanit Perëndimor”.

Rumania, aktualisht, ka në Ballkanin Perëndimor më shumë 480 ushtarë të dislokuar, nga të cilët 270 janë në Bosnje e Hercegovinë, teksa me këta të fundit, në Kosovë ka 210 sosh.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjiganti teknologjik Google është paditur në Gjykatën e Lartë të…