Guvernatori i BQK-së në Marakesh takoi përfaqësues të FMN-së dhe BQE-së

14 tetor 2023 | 15:44

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), Ahmet Ismaili ëshët duke qëndruar për vizitë zyrtare në Marakesh.

Ai më këtë rast është takuar me drejtoreshën menaxhuese të Fondit Mondetar Ndërkombëtar  (FMN), Kristalina Georgieva, si dhe Christine Lagarde, Presidente e Bankës Qendrore Evropiane (BQE).

Ahmeti më këtë rast i falënderoi për bashkëpunimin dhe mbështetjen, si dhe i siguroi për orientimin e BQK-së dhe partneritetin strategjik me institucionet kryesore financiare botërore.

Postimi i plotë i Ahmetit në “Facebook”:

Në mbledhjen plenare të Komitetit të Fondit Monetar Ndërkombëtar (IMFC), Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), Ahmet Ismaili në Marakesh takoi:

Znj. Kristalina Georgieva, Drejtoreshë Menaxhuese e FMN-së

Znj. Christine Lagarde, Presidente e Bankës Qendrore Evropiane (BQE)

Guvernatori Ismaili pati rastin t’i falënderoj për bashkëpunimin dhe mbështetjen si dhe siguroi për orientimin e BQK-së dhe partneritetin strategjik me institucionet kryesore financiare botërore.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kombëtraja e Shqipërisë të enjëten mbrëma ka marr një fitore…