Diplomati rus gjendet i vdekur në një dhomë hoteli në Stamboll

14 tetor 2023 | 17:45

Bëhet fjalë për kreun e Departamentit të Bashkëpunimit Pan-Europian të Ministrisë së Jashtme ruse, Nikolai Kobrinets.

Diplomati arriti në Stamboll për një takim me ambasadorët e huaj, raporton kanali televiziv turk, NTV.

Kolegët u përpoqën ta kontaktonin në telefon pasi zyrtari rus nuk erdhi në takimin e mëngjesit.

Pas kësaj, stafi i hotelit shkoi në dhomën e Kobrinets dhe gjeti trupin e pajetë të Kobrinetsit.

Sipas informacioneve paraprake të hetimit, ai ka ndërruar jetë pas një sulmi në zemër.

Ndryshe, shumë zyrtarë shtetëror dhe oligarkë rus kohët e fundit kanë vdekur në mënyrë misterioze.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ismet Sylejmani Me ardhjen në jetën politike në Maqedoninë e…