Hamasi kërkon lirimin e 4500 palestinezëve, për të lëshuar 126 pengjet izraelitë në Gaza

14 tetor 2023 | 20:14

Zyrtarisht janë 126 pengje lufte në Gaza, të cilët Hamasi i ka rrëmbyer nga territori izraelit më 7 tetor, ditë kur zhvilloi një inkursion madhor në Izrael, duke lënë të vrarë të paktën 1 mijë e 300 civilë.

Për të liruar këta pengje, po Hamasi e ka bërë të qartë kushtin: Lironi të gjithë të burgosurit palestinezë, të cilët mbahen padrejtësisht në burgjet e Izraelit.

Fakti është se përllogaritet që të gjithë ata të shkojnë në shifrën e 4 mijë e 500 të burgosurve (jo lufte për në tërësi, edhe për krime të vogla).

Gjithsesi, nuk ka asnjë gjasë – siç është bërë me dije më parë – që Izraeli të pranojë të tilla kushte nga Hamasi.

Po ashtu, pengje të tjerë mbahen nga Hamasi, duke përfshirë edhe amerikanë, italianë dhe gjermanë dhe nuk dihet se çfarë do të bëhet me ta.

Hamasi tha se sulmet ajrore të Izraelit kanë vrarë 22 pengje, përfshirë të huaj, deri më tani. Ajo nuk jepte kombësitë e tyre. Ushtria izraelite e mohoi pretendimin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Stefano Marcelli Në orët para sulmit të përgjakshëm të…