Kurti: Nuk ka raport kredibil ndërkombëtar që nuk e ka njohur përparimin tonë për qeverisje të mirë

14 tetor 2023 | 21:12

Kryeministri i vendit, Albin Kurti thotë se Kosova është dëshmia e kohës se zhvillimi ekonomik dhe progresi demokratik mund të ecin krah për krah.

Sipas tij, nuk ka asnjë raport ndërkombëtar kredibil, i cili nuk e ka njohur përparimin e Qeverisë Kurti në demokraci, luftim të korrupsionit, sundim të ligjit e qeverisje të mirë.

Dy vjet e gjysmë qeverisje, përmes objektivit ndërkombëtar. Kosova është dëshmia e kohës se zhvillimi ekonomik dhe progresi demokratik mund të ecin krah për krah. Nuk ka raport kredibil ndërkombëtar që nuk e ka njohur përparimin tonë në demokraci, në të drejtat e njeriut, luftim të korrupsionit, sundim të ligjit, dhe qeverisje të mirë këto dy vjet e gjysmë. Fillimisht, Raporti i BE-së për Vendin i vitit 2022 ishte më i miri që ka pasur Kosova deri më tani. Aty nuk kishte asnjë fushë pa progres të shënuar dhe asnjë fushë me regres të evidentuar”, ka shkruar ai në Facebook.

Teksa tutje ka renditur edhe disa raporte të tjera ndërkombëtare, ndër të tjerash matjet e Balkan Barometer 2023, sipas të cilëve Qeveria Kurti “gëzon besimin më të lartin në mesin e të gjithë qeverive të Ballkanit Perëndimor”.

Postimi i plotë:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kati Schneeberger, këshilltare lokale e Bashkimit Evropian, ka komentuar kapjen…