Qeveria e zgjedh kryesuesin dhe një anëtar të bordit të KEK-ut në një mbledhje ‘online’

15 tetor 2023 | 18:11

Qeveria e Kosovës e ka mbajtur një mbledhje elektronike, në të cilën e ka emëruar Arton Ahmetin kryesues të bordit të Korporatës Energjetike të Kosovës dhe Skender Hazirin anëtar.

Zyra e Kryeministrit njoftoi se “pikat e tjera të vendimit mbesin të pandryshuara”.
“Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar një mbledhje elektronike në të cilën ka: Ndryshuar dhe plotësuar Vendimin e Qeverisë Nr. 02/58 të datës 2 shkurt 2022, për emërimin e bordit të Ndërmarrjes Publike Qendrore “Korporata Energjetike e Kosovës” si në vijim: 1.1. Arton Ahmeti, Kryesues; 1.3. Skender Haziri, anëtar”, thuhet në komunikatë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit, ka mbërritur…