OKB fton SHBA-në dhe aleatët për të diskutuar rreth Sirisë

28 gusht 2018 | 19:20

I dërguari i Kombeve të Bashkuara për Siri, Staffan de Mistura ka ftuar Shtetet e Bashkuara dhe gjashtë shtete tjera për të biseduar muajin e ardhshëm në Gjenevë, ka njoftuar zëdhënësja e OKB-së, Alessandra Vellucci, teksa kjo organizatë është duke shtyrë përpara idenë e kushtetutës së re të Sirisë.

Ai planifikon të takohet me përfaqësues të Shteteve të Bashkuara, Britanisë, Arabisë Saudite, Jordanisë, Gjermanisë, Francës dhe Egjipitit më 14 shtator, dy ditë pas takimit të caktuar me zyrtarë nga Rusia, Turqia dhe Iranit.

“Kjo do të jetë mundësi për të diskutuar rrugën e ardhshme të procesit politik”, është shprehur Vellucci.

De Mistura është angazhuar për formimin e Komitetit të qytetarëve sirianë për hartimin e Kushtetutës së re.

Diskutimet për krijim të komitetit kushtetues kanë rezultuar me shumë pak përparim dhe nuk përkojnë me ambiciet e OKB-së rreth bisedimeve për paqe në Siri.

Lufta shtatëvjeçare ka vrarë qindra mijëra persona dhe ka detyruar miliona tjerë që të shpërngulen nga shtëpitë e tyre, prej nisjes së konfliktit më 2011.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sindikata e Bashkuar për Arsim, Kuturë dhe Shkencë ka reaguar…