Manovrat ushtarake SHBA-Kore e Jugut do të rifillojnë së shpejti

28 gusht 2018 | 19:49

Ministri amerikan i Mbrojtjes, Jim Mattis, njoftoi sot përfundimin e pezullimit të manovrave ushtarake aleate në gadishullin Korean, i vendosur si një ”gjest i vullnetit të mirë” pas takimit të Donald Trump dhe Kim Jong Un.

”Siç jeni në dijeni, ne vendosëm për të pezulluar manovrat më të rëndësishme ushtarake si shenjë e vullnetit të mirë pas samitit të Singaporit në muajin qershor’’, deklaroi Mattis gjatë një konference shtypi, ndërsa negociatat për denuklearizimin e Koresë së Veriut duket se janë ngadalësuar.

”Nuk kemi asnjë plan për pezullimin e manovrave të mëtejshme”, shtoi kreu i Pentagonit, ndërsa presidenti amerikan sapo anuloi një vizitë të planifikuar të kreut të diplomacisë, Mike Pompeo në Phenian, duke cituar mungesën e progresit në lidhje me denuklearizimin, përcjell Atsh.

Shefi i Pentagonit u shpreh i rezervuar në njoftimin e një date të saktë për rifillimin e manovrave ushtarake. Ai bëri të ditur se ushtarakët do të konsultohen me diplomatët amerikanë të ngarkuar për negociatat me Phenianin përpara marrjes së çdo vendimi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ndryshimet e mëdha në temperatura më së shumti prekin pacientët…