Mungoi në samitin e Procesit të Berlinit, Macroni nesër shkon në Tiranë

16 tetor 2023 | 15:49

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Shqipëri të martën më 17 tetor. Presidenti francez do të takohet me presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj.

Presidenca e Shqipërisë e ka publikuar agjendën e vizitës së Macronit

“08:25 -Mbërritja e presidentit të Republikës Franceze në Institucionin e Presidentit të Republikës. Presidenti i Republikës franceze do të pritet nga presidenti i Republikës, Bajram Begaj. Interpretohet himni kombëtar francez; Interpretohet himni kombëtar shqiptar; Kryhet kalimi para truprojës së nderit. Dy krerët e shteteve prezantojnë ekipet e tyre respektive. Presidenti i Republikës së Francës ftohet të nënshkruajë në librin e të ftuarve. Në hollin ‘Nënë Tereza’ do të bëhet fotoja zyrtare. 08:35 – 09:05 – Takim kokë më kokë mes dy presidentëve”, ka njoftuar presidenca shqiptare.

Presidenti Emmanuel Macron, ka shtyrë ardhjen e tij në Tiranë, dhe shkak të për këtë është bërë një sulm terrorist në Arras (Francë) ku mbeti i vrarë një mësues dhe nga situata në Lindjen e Mesme,

Presidenti francez pritej të mbërrinte në Shqipëri për të marrë pjesë në samitin e 9-të të Procesit të Berlinit, i cili mbledh së bashku liderët e Ballkanit Perëndimor dhe disa vendeve evropiane për të nxitur dialogun politik, bashkëpunimin dhe pajtimin në rajon, si dhe afrimin me Bashkimin Evropian. /Euronewsalbania

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, është rikthyer në Izrael…