Zelenskyt i refuzohet kërkesa për ta vizituar Izraelin

16 tetor 2023 | 16:05

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka kërkuar të vizitojë Izraelin në shenjë solidariteti me shtetin hebre pas sulmit të Hamasit, por Izraeli e ka refuzuar kërkesën e tij duke thënë se tani nuk është “koha e duhur”, raportojnë mediet izraelite.

Zelensky ka shprehur mbështetje të fortë për Izraelin që nga sulmi i 7 tetorit, duke thënë se Izraeli ka të drejtën e padiskutueshme për të mbrojtur veten.

Izraeli e ka mbështetur Ukrainën që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës. Megjithatë, shteti hebre nuk i ka ofruar ndihmë ushtarake Kievit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përzgjedhësi i Zvicrës, Murat Yakin, ka kritikuar mesfushorin Granit Xhaka…