Scholz për sulmin në Banjskë: Goditje për rajonin, e dënojmë në mënyrën më të ashpër këtë gjë

16 tetor 2023 | 19:45

Kancelari i Gjermanisë Olaf Shcholz ka folur para mediave në konferencë, pas Samitit të Procesit të Berlinit në Tiranë. Kancelari gjerman ka thënë se sulmi në Banjskë, ka qenë një goditje e rëndë për rajonin. Ai ka thën se e dënon në mënyrën më të ashpër sulmin brutal ndaj Policisë së Kosovës.

“Morëm një goditje në rajon. Para disa javëve policët e Kosovës u sulmuan në mënyrë brutale, dhe një polic u vra. E dënojmë në mënyrë më të ashpër këtë gjë”, ka thënë Scholz në konferencë për media.

“Duhet përmirësim konkret e i prekshëm, duhen marrëveshje që lehtësojnë jetën e përditshme, që bashkojnë qytetarët, e që është me rëndësi, marrëveshje që rrisin besimin e ndërsjellë. Procesi i Berlinit nga viti 2014 po kryen këtë detyrë”, ka thënë Scholz.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës (PK), ka reaguar ndaj qarkullimit dhe shpërndarjes…