Higjienë e dobët, AUV mbyll 5 lokale të ushqimeve të shpejta në Prizren

16 tetor 2023 | 19:53

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka ndërmarrë sot një aksion kontrolli në lokalet e gastronomisë që shërbejnë ushqime të shpejta (Fast Food), në regjionin e Prizrenit, konkretisht në Prizren e Malishevë.

Lamir Thaçi, zëdhënës i AUV-së, ka thënë se përmes 6 ekipeve inspektuese të udhëhequra nga koordinatori i zyrës regjionale të AUV-së në Prizren është arritur të realizohen 28 inspektime të detajuara sipas urdhrit të ministrit të MBPZHR-së dhe drejtorit ekzekutiv të AUV-së.

“Nga 19 inspektimet në Prizren dhe 9 inspektimet në Malishevë janë mbyllur 5 lokale. Janë iniciuar 6 lëndë kundërvajtëse. Në dy raste janë shqiptuar gjoba mandatorë. Po ashtu janë asgjësuar 4 kg mish produkte mishi, 33 kokrra vezë dhe 1 kg salcë (sos)”, ka thënë zëdhënësi Thaçi.

Sipas Thaçit, aksionet e AUV-së do të vazhdojnë në gjithë territorin e vendit dhe secili subjekt që vendos në treg produkte ushqimore në kundërshtim me rregullat ligjore do të sanksionohet.

Zëdhënësi Thaçi thotë se ruajtja e shëndetit të qytetarëve është prioritet dhe synim kryesor i AUV-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se samitin e…