Shefi i kuzhinës tregon se çfarë u gatoi liderëve europianë: Vetëm produkte shqiptare. Asgjë nuk lanë!

16 tetor 2023 | 23:20

Ai tha se menuja kishte në përmbajtje të saj vetëm produkte shqiptare, një miks i tradicionales në veri e jug, shoqëruar me verën e 4 kantinave më të mira të vendit.

Liderët europianë që morën pjesë sot në Samitin e Berlinit kanë drekuar te restoranti “Padam”. I ftuar në studion e “Opinion” në Tv Klan, shefi i “Padam” Fundim Gjepali dha më shumë detaje sa i takon menusë dhe gjithë atmosferës që u krijua. Ai tha se menuja kishte në përmbajtje të saj vetëm produkte shqiptare, një miks i tradicionales në veri e jug, shoqëruar me verën e 4 kantinave më të mira të vendit.

Pjesë nga intervista:

Domethënë vetëm krerët e delegacioneve?

Fundim Gjepali: Njëkohësisht në krahun tjetër të restorantit ishin ministrat, ambasadorët që shoqëronin krerët e shteteve. Këta të fundit ishin sallë më vete. Kishte një menu të ndërtuar mbi skedën personale të çdo presidenti.

-Si personale? Pse, ja bëre veç e veç secilit?

Fundim Gjepali: I pata studiuar dhe krijova diçka. Globalizmi ka arritur dhe tek ne shefat e kuzhinës, kemi kontakte me kuzhinerët ndërkombëtarë. Kemi bërë një menu krejtësisht me produkte dhe me pije shqiptare.

-Menunë e bërë vetë apo ta imponuan?

Fundim Gjepali: Jo, vetë. Kam pasur liri të plotë për këtë, nuk kam pasur asnjë ndërhyrje.

Fundim Gjepali: Kam bërë pjata që i kam të konsoliduara në kohë nga karriera ime profesionale sepse doja të bëja figurë të mirë.

Fundim Gjepali: Të gjithë hëngrën, nuk teproi asgjë. Komplet gjithë pjatat deri te ëmbëlsira dhe komentet në fund ishin shumë të mira.

-Pse u vonuan më shumë në drekë?

Fundim Gjepali: Besoj se dreka ishte shumë e këndshme dhe u ndjenë shumë mirë. Qëndruan goxha, pavarësisht se bisedonin gjatë drekës. Kishte 4 etiketa vere, dy të bardha e dy të kuqe, i kam zgjedhur në bazë të menusë që kisha përgatitur. Ministri i jashtëm i Anglisë më komplimentoi, shkëmbyem ca batuta, përshëndeta në fund dhe kancelarin Scholz, ishte shumë i komunikueshëm.

Fundim Gjepali: Të gjitha i hëngri. M’u bë qejfi se ishte një atmosferë shumë interesante. Menuja ishte, si mirëseardhje pata bërë troftën e Tamarës me një sallatë orizi. E dyta ishte një kremozo e patates së Kukësit me karkalecat e Adriatikut dhe perime nga zona e Lushnjes, kam loz me të gjitha. Pata një ravioli me peshk, shafranin e Dumresë me barishte të egra, pjata kryesore ishte një dental me salcë portokalli. Dhë ëmbëlsira ishte një mus me kos, kosi ballkan me mjedër të egër të Tropojës dhe aty përdora disa salca të ndryshme.

-Fliste Albin Kurti me Bërnabiç?

Fundim Gjepali: Unë e pashë disa herë, po në distancë m’u duk. U përqëndrova te gastronomia, politika është gjë tjetër.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata Themelore në Prishtinë sot ka marrë një vendim skandaloz…