Hezbollahu nis sulmet ndaj tankeve izraelite

17 tetor 2023 | 10:21

Hezbollahu thotë se ka lëshuar raketa të drejtuara drejt tankeve izraelite në Hanita, një rajon në Izraelin verior, ku ende është e paqartë nëse ka apo jo viktima.

Ndërkohë, Ushtria izraelite thotë se ka marrë raporte për të shtëna brenda një vendbanimi izraelit në Metula, një qytet në kufi me Libanin.

Metula është shpallur zonë ushtarake pasi Ushtria izraelite urdhëroi evakuimin e të paktën 28 vendbanimeve brenda 2 kilometranga kufiri verior i Izraelit, ndërsa shkëmbimi i zjarrit është rritur gjatë javës së kaluar.

Njëkohësisht, pala izraelite ka paralajmëruar se statusi i Rripit të Gazës pas aksionit tokësor të parashikuar nga Izraeli në ditët në vijim, do të jetë një “problem global”.

“Ne kemi pasur të gjitha llojet e lojërave përfundimtare,” tha Daniel Hagari, zëdhënës i Ushtrisë izraelite, për mediat gjatë një konference për shtyp, në përgjigje të një pyetjeje nëse ushtria izraelite kishte planifikuar të qëndronte dhe të qeveriste Gazën pas pushtimit të saj tokësor.

“Kabineti po diskuton gjithashtu se si mund të duket… kjo është gjithashtu një çështje globale, si do të duket situata në këtë rajon”, shtoi ai.

Bombardimet vijojnë

Nuk janë ndaluar as natën e nëntë të luftimeve bombardimet e shumta izraelite në Gaza – përfshi rajonet jugore – ku të paktën 71 palestinezë janë raportuar të vdekur vetëm në pak orë.

E gjitha, në një kohë tensioni tepër të lartë, me një vizitë të pritshme të presidentit amerikan, Joe Biden, në Jerusalem të mërkurën, me shpresën se koha do të punojë në favor për të korrigjuar atë çfarë situata e sotme e paraqet si të pashpresë.

Në fakt, SHBA-të e kanë seriozisht ndërhyrjen në Lindjen e Mesme pas konfliktit më të madh të parë mes Izraelit dhe Hamasit në dekadën e fundit, ku prej një inkursioni të grupimit militant më 7 tetor në Izraelin jugor, mbetën të vrarë të paktën 1 mijë e 300 civilë izraelitë.

Nga ana tjetër, përgjigja e shtetit hebre ka qenë edhe më e ashpër, me bombardime të pandalshme, duke shkaktuar mbi 2 mijë e 800 viktima palestineze. Gjithashtu, mbi 10 mijë janë të plagosur e deri në miliona, të zhvendosur nga shtëpitë.

Pentagoni ka nxjerrë në gatishmëri 2 mijë ushtarë për t’i dërguar menjëherë në Lindjen e Mesme brenda 24 orësh, me qëllim ruajtjen e situatës dhe shpërndarjen e ndihmave.

Në atë çfarë u pa të ishte një vizitë e nivelit të lartë, me sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, në Jerusalem të hënën, gjithsesi, u la të kuptohej se pak gjasë kishte të ndalej ofensiva izraelite në Gaza.

Ndërhyrja tokësore në fakt është shtyrë çdo herë prej të shtunës (kur ishte e parashikuar) dhe nuk dihet nëse do të vijohet me planin fillestar, apo ajo do të shterojë si ide.

Biden në fakt pritet të punojë pikërisht mbi këtë spektër, duke qenë se edhe ka deklaruar më parë se një ndërhyrje në Gaza nga ana e Izraelit, jo vetëm është e pakëshillueshme, por do të ishte edhe fatale.

Një tjetër tematikë madhore gjatë kësaj dite do të jetë edhe plani i Bashkimit Evropian për ndihma dhënë palestinezëve, të cilat do të trefishohen, nga sa bëri paraprakisht me dije Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, gjatë një konference për shtyp mbajtur në Tiranë, në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit.

Ndihmat e para kanë filluar të shkojnë për civilët në Gaza edhe nga palë të tjera, ku e fundit është bërë Japonia, e cila me 10 milionë dollarë, kërkon të krijojë një program asistence për të ndihmuar palestinezët e prekur nga bombardimet izraelite.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci të martën ka…