Shqipëria ka gjasa 99 për qind  të shkojë në ‘Euro 2054’, Kosova me 1 për qind të mundësive

17 tetor 2023 | 13:23

Kombëtarja shqiptare shihet me mundësi të mëdha për t’u kualifikuar në “Euro 2024” pas fitores ndaj Republikës Çeke dhe pas barazimit të fundit të Moldavisë me Poloninë.

Tomislav Globan, profesor i ekonomisë sportive në Universitetin e Zagrebit, i cili merret me të dhëna sportive, me statistika e me analiza, në rrjetet sociale i ka publikuar projeksionet statistikore të “Euro 2024”, me tabela dhe përqindje të gjasave të Kombëtareve për t’u kualifikuar dhe se në cilat vazo mund të përfundojnë ato.

Globan e ka vënë Shqipërinë në një pozicion mjaft të favorshëm me 99 për qind të mundësive për të shkuar në Evropian dhe me mundësi prej 89 për qind që të përfundojë në vazon e dytë gjatë shortit të “Euro 2024”, i cili do të hidhet në dhjetor të këtij viti.

Me shumë gjasa, Shqipëria do të jetë në vazon e dytë në shortin e EUROs

Kështu, Shqipëria ka mundësi të përfundojë në një grup të kënaqshëm, me një Kombëtare më të fortë, që do të jetë në vazon e parë, dhe me dy Kombëtare më mesatare.

E nëse ekipi i Sylvinhos i fiton dy ndeshjet e nëntorit dhe eventualisht ndonjë Kombëtare e madhe dështon, atëherë Shqipëria do të jetë bartëse e grupit dhe mundësitë për të ndodhur kjo janë veç 5 për qind.

Ndërsa për dallim prej Shqipërisë, Kosova shihet thuajse pa gjasa për të shkuar në Gjermani vitin tjetër.

Sipas ekspertit kroat, “Dardanët” i kanë veç 1 për qind të mundësive për t’u kualifikuar në Evropian, siç mund ta shihni përmes grafikës.

EURO 2024

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar të martën se…