Shasha: Ka zero mundësi që Franca krye në vete ta pezullojë liberalizimin e vizave

17 tetor 2023 | 14:52

Drejtori i Institutit EPIK, Demush Shasha, ka reaguar lidhur me deklaratën e presidentit të Francës, Emmanuel Macron për vizat, duke thënë se nuk duhet të merret asgjë seriozisht deri sa nuk deklarohet Komisioni Evropian.

“Sot këshilla kryesore diplomatike për Kosovën është: buzëqesh dhe mos thuaj asgjë. Kosova ka kryer të gjitha detyrat e veta të shtëpisë dhe mund të rri komod për liberalizimin e vizave. Ne veç jena tu e prit të buzëqeshur 1 janarin 2024”.

“Eh tash nëse Presidenti Macron ka një qëndrim të ri lidhur me liberalizimin e vizave është mirë të sqarohet. Sot ai vetëm ka konfuzuar me deklaratën e tij. Ka zero mundësi që Franca në mënyre unilaterale dhe krye në vetë të pezulloj liberalizimin e vizave. Kjo është ligjërisht e pamundshme”, ka shkruar Shasha në “Facebook”.

Për Shashën, rregulli i artë sa i përket pezullimit të liberalizimit të vizave është ky: “mos merrni seriozisht asgjë deri sa nuk dëgjoni Komisionin Evropian duke folur për të. Deri atëherë çdo gjë që dëgjoni është pjesë normale e lojërave dhe negociatave politike”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit