Mosdekretimi i kryeprokurorit, Musliu-Shoshi: Vjosa nuk mund të flasë ndryshe nga Albini

17 tetor 2023 | 15:28

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka kritikuar presidenten Vjosa Osmani për mo-dekretimin e Blerim Isufajt si Kryeprokuror të Shtetit.

Ajo ka thënë se presidentja ka vepruar ashtu siç ka thënë kryeministri Albin Kurti.

Musliu-Shoshi ka thënë se  se presidentja asnjëherë nuk flet ndryshe nga kryeministri.

“Albini në foltore të kuvendit pat thënë që pa bekimin tim, të kryeparlamentarit e presidentes, kryeprokurori NUK dekretohet. E ditur qoftë, si mund Vjosa të flas ndryshe nga Albini! ASNJËHERË, në asnjë proces e as në këtë rast”, ka shkruar Musliu-Shoshi në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Kampin Nacional në Hajvali, në organizim të Federatës së…