![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/10/Milanoviq-Begaj.jpg)
Presidenti i Kroacisë mbërrin në Shqipëri, pritet me ceremoni zyrtare (video)
18 tetor 2023
| 11:19
Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka mbërritur në Shqipëri ku do të zhvillojë një vizitë dyditore.
Ai është pritur me ceremoni zyrtare nga homologu i tij shqiptar, Bajram Begaj.
I pari i shtetit kroat po shoqërohet nga Zonja e Parë, Sanja Musiq-Milanoviq.
Begaj dhe Milanoviqi, pritet ta mbajnë një konferencë për media.