Bideni: Sulmi në spital duket se është bërë nga ekipi tjetër

18 tetor 2023 | 11:34

Duke iu kthyer shpërthimit të mbrëmshëm në spitalin e Gazës, presidenti amerikan, Joe Biden, i ka thënë kryeministrit të Izraelit se “duket” se është “bërë nga ekipi tjetër”.

Bideni ka thënë se është “thellësisht i pikëlluar dhe i zemëruar” nga ngjarja.

“Bazuar në atë që kam parë, duket sikur është bërë nga ekipi tjetër, jo ju. Por ka shumë njerëz atje që nuk janë të sigurt, kështu që ne duhet të kapërcejmë shumë gjëra”, ka thënë Bideni.

Hamasi dhe autoritetet palestineze fajësojnë një sulm ajror izraelit për atë, shkruan “BBC”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se është thellësisht…