Amerikanja Kimberly West pason Jack Smithin në Hagë

18 tetor 2023 | 14:14

Prokuroria Speciale e Hagës ka njoftuar se sot në radhët e saj është shtuar zyrtarisht edhe prokurorja amerikane Kimberly West.

West ka nënshkruar deklarataën solemnte për usthrimin e funksioneve të saj në mënyrë të pavarur, të paanshme dhe me ndërgjegje, njofton Specialja.

Uest ishte përzgjedhur për postin e Prokurorse së Specializuar në qershor 2023 pas një procesi të organizuar nga BE-ja.

Uest është prokurore amerikane me përvojë të gjerë sa i përket hetimeve për krime në nivel vendor poashtu edhe ndërkomëbtar.

Prokuroria Speciale e Hagës ka shkruar se Uest është Prokurorja e Specializuar e tretë pas Jack Smith dhe David Schwendimanit.

Njoftimi i plotë:

Prokurorja e Specializuar Kimbërli Uest (Kimberly West) nënshkroi sot një deklaratë solemne se ajo do t’i ushtrojë funksionet e saj në mënyrë të pavarur, të paanshme dhe me ndërgjegje.

Kjo është në përputhje me Nenin 36 të Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Znj. West u përzgjodh për postin e Prokurores së Specializuar në qershor 2023 pas një procedure të organizuar nga Bashkimi Evropian.

Znj. West është një prokurore amerikane me përvojë të gjerë si në hetimet për krime në nivel vendor ashtu edhe ndërkombëtar.

Znj. West është Prokurorja e Specializuar e tretë, pas Xhek Smithit (Jack Smith), i cili shërbeu si Prokuror i Specializuar në periudhën nga viti 2018 deri në 2022, dhe Dejvid Shvendimanit (David Schwendiman), i cili shërbeu nga viti 2016 deri në 2018.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ndërkohë që të dy janë tepër të angazhuar me projektet…