Eileen Devitt në krye të USAID-it në Kosovë, ambasadori amerikan i uron mirëseardhje

18 tetor 2023 | 14:34

Eileen Devitt ka marrë detyrën si drejtoreshë e misionit të USAID-it në Kosovë, ka bërë me dije ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier.

Teksa i ka uruar mirëseardhje, Hovenier ka thënë se përvoja e Devittit do t’i shërbejë shumë ekipit të Ambasadës amerikane në Prishtinë.

“Kam kënaqësinë të mirëpres anëtarin e fundit të lartë në ekipin tonë në Kosovë. Eileen Devitt na bashkohet si drejtoreshë e misionit të USAID-it në Kosovë. Udhëheqja dhe përvoja e Eileen do të na shërbejnë shumë pasi USAID-i vazhdon të avancojë zhvillimin e Kosovës”, ka shkruar ambasadori në rrjetin social “X”.

Në emër të popullit amerikan, USAID-i promovon dhe demonstron vlera demokratike jashtë vendit si dhe avancon një botë të lirë, paqësore dhe të prosperueshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Gjilanit ka themeluar të mërkurën Këshillin Publik-Privat (KPP),…