Aksidenti tragjik në tunelin e Kalimashit, Policia: Vdiqën dy persona, u plagosën 3 të tjerë

18 tetor 2023 | 19:54

Një aksident tragjik u regjistrua mbrëmjen e sotme (18 tetor) në tunelin e Kalimashit. Si pasojë e përplasjes së tre automjeteve, humbën jetën 2 persona dhe u plagosën tre të tjerë.

Policia e Kukësit informon se ‘rreth orës 17:45, në tunelin e Kalimashit, janë përfshirë në një aksident rrugor automjetet tip “Benz” me drejtues shtetasin A. B., banues në Tropojë, automjeti tip “Ford”, ku udhëtonin shtetasit S. O., N. O., dhe I. L., banues në Kosovë, si dhe autoboti me drejtues shtetasin Sh. S., banues në Kosovë.

Nga aksidenti kanë humbur jetën dy shtetas, ndërsa 3 shtetasit e tjerët po marrin mjekim dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.’

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviç, deklaroi sot në Tiranë se…