Bllokuan seancën, PS-ja kërkon masë disiplinore për 26 deputetë

19 tetor 2023 | 15:02

Partia Socialiste në Shqipëri ka kërkuar të merret masë disiplinore për 26 deputetë të opozitës, me arsyetimin se penguan zhvillimin e seancës plenare të kësaj të enjteje.

Socialistët kërkojnë mbledhjen e sekretariatit për procedurat, votimet dhe etikën për vlerësimin e masës disiplinore për deputetët Sali Berisha, Flamur Noka, Albana Vokshi, Xhelal Mziu, Gazment Bardhi, Bledion Nallbati, Edmond Spaho, Saimir Korreshi, Lindita Metaliaj, Ramadan Likaj, Luan Baçi, Lefter Gështenja, Ina Zhupa, Helidon Bushati, Isuf Çela, Asllan Dogjani, Bujar Leskaj, Lodovik Hasani, Tritan Shehu, Greta Bardeli, Dhurata Çupi, Sorina Kote, Kastriot Piroli, Kasëm Mahmutaj, Tomor Alizoti dhe Qani Xhafaj.

Seanca e sotme plenare u shty, pasi salla u bllokua nga ish-kryeministri Sali Berisha dhe mbështetësit e tij. Berisha tha që sot, “deputetët e opozitës fillojnë qëndresën e tyre permanente”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjiganti finlandez i telekomunikimeve, Nokia, do t’i shkurtojë mes 9.000…