Policia arreston 17 të dyshuar për përfshirje në veprimtari penale

29 gusht 2018 | 11:26

Policia, konkretisht Njësia për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore (NjHTQNj) në Prishtinë, pas një hetimi paraprak, më 28 gusht ka zbatuar një plan taktik ku ka arrestuar 14 (katërmbëdhjetë) të dyshuar.

Tre (dy femra dhe një mashkull) të dyshuar, janë arrestuar për përfshirje në veprat penale: “Mundësim ose detyrim në prostitucion” dhe “Ofrim i lokaleve për prostitucion”, kurse 11 (njëmbëdhjetë) të dyshuar të tjerë për “Marrje me prostitucion”.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurorja kujdestare, me aktvendim të saj, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Po ashtu, më 28 gusht NjHTQNj në Ferizaj, pas një hetimi të bërë ka arrestuar një të dyshuar për përfshirje në veprën penale “Mundësim dhe detyrim në prostitucion”.

Në konsultim me prokurorin e rastit të Prokurorisë Themelore Ferizaj, i dyshuari lirohet ndërsa lënda shkon në procedurë të rregullt.

Më 28 gusht NjHTQNj në Gjilan, ka arrestuar dy persona të dyshuar për shkak të dyshimit të bazuar për “Marrje me prostitucion”.

Personat e arrestuar, pas kompletimit të rastit janë dërguar me procedurë të shpejtë në Gjykatën Themelore në Gjilan.

Policia mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave të saja kushtetuese e ligjore për të ofruar rend dhe siguri publike, luftuar aktivitetet kriminale, përfshirë trafikimin me qenie njerëzore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Luis Nazario Da Lima, i njohur si Ronaldo, arriti t’i…