Rama viziton “Termokos”-in, fillon sezoni i ngrohjes
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka vizituar ngrohtoren e kryeqytetit “Termokos” ku u njoftua nga kryeshefi i kësaj ndërmarrje Fisnik Osmani, për sezonin e ri të ngrohjes i cili tashmë ka filluar.
Rama ka thënë se me zgjerimin e rrjetit më shumë se çdo vit tjetër në shumë lagje të kryeqytetit, po kursejmë energji dhe ruajmë ambientin.
“I ftoj të gjithë konsumatorët që të përdorin matësit e ngrohjes të vendosur në radiatorë sepse iu mundëson që ta mbajnë një temperaturë konstante, pa pasur nevojë që t’i ngrohin shumë banesat e tyre mandej t’i hapin dritaret. Falënderoj kryeshefin ekzekutiv, Termokos, i cili bashkë me gjithë ekipin e ngrohtores kanë bërë një punë të mrekullueshme në zgjerimin e rrjetit të ngrohjes, rregullimin e rrjetit ekzistues si dhe investime në gypa të ri në mënyrë që qytetarët të kenë sivjet një ngrohje më cilësore”, ka shkruar Rama në “Facebook”.