Kërkesa e PE-së për shqyrtimin e ekstradimit të Radojiçiqit, avokati tij thotë se ‘as që bëhet fjalë’

19 tetor 2023 | 16:06

Goran Petronijeviq, avokat i Milan Radojiçiq, ka pretenduar se kërkesat e Prishtinës, duke përfshirë atë për ekstradimin e kryesuesit të grupit terrorist janë irracionale.

Duke folur për rezolutën e miratuar nga Parlamenti Evropian, ku është përmendur edhe shqyrtimi i ekstradimit të terroristëve, Petronijeviq ka thënë se një çështje e tillë “as nuk bëhet fjalë”.

“Rezoluta duket e balancuar pas një kohe të gjatë… Megjithatë, disa prej kërkesave të tyre janë jorealistike, duke përfshirë kërkesën për ekstradimin e Radojiçiq…”, ka deklaruar ai për “Kosovo-Online”.

Ndërkohë, në rezolutën e miratuar të enjten nga PE-ja, Serbisë i kërkohet qartë që të bashkëpunojë në kryerjen e hetimeve për sulmin dhe t’i sjellë para drejtësisë terroristët që aktualisht janë duke qëndruar në Serbi. Mes tjerash, kërkohet edhe ekstradimi i tyre në Kosovë.

“Pret që Serbia të bashkëpunojë plotësisht me hetimet dhe t’i sjellë para drejtësisë përgjegjësit për sulmin që aktualisht janë duke banuar në Serbi në përputhje me ligjin dhe të shqyrtojë ekstradimin e tyre në Kosovë”, është thënë në rezolutën e PE-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policët në Shqipëri do t’i marrin pagesa për orët shtesë…