‘Akuza false!’, reagon avokati i Benzemas pas akuzave në lidhje me ‘Vëllazërinë Myslimane’

19 tetor 2023 | 16:24

Në Francë ka lindur një polemikë e re dhe tepër e rëndë mbi Karim Benzema, futbollistin e njohur francez.

Në fillim ishte ministri i Brendshëm francez, Gerald Darmanin, që ka akuzuar lojtarin se ka lidhje me grupet terroriste myslimane.

“Karim Benzema ka lidhje të forta, siç të gjithë e dimë, me ‘Vëllazërinë Myslimane’”, ka thënë ai.

Më pas ishte edhe senatorja republikane franceze, Valerie Bioyer, e cila ka kërkuar që ish-sulmuesit të Real Madrid t’i hiqet pasaporta dhe trofeu i “Topit të Artë”.

“Nëse, siç pretendon ministri i Brendshëm, Karim Benzema është i lidhur me Vëllazërinë Myslimane, kërkoj sanksione mbi të. Përkatësisht heqjen e shtetësisë, është urgjente të veprohet kundër atyre që kërcënojnë vazhdimisht vendin tonë”, ka thënë ajo.

Pas këtyre akuzave të rënda nga përfaqësues të shtetit të Francës, ka reaguar avokati i sulmuesit të Al Ittihad. Hugues vigier ka hedhur poshtë akuzat dhe mohoi lidhjen e Benzema me grupimet terroriste.

“Akuza false! Benzema nuk ka pasur kurrë as më të voglën marrëdhënie me këtë organizatë. Ai zgjodhi të jetojë në Arabi, ku organizata e lartpërmendur u shpall ‘terroriste’, diçka që Franca nuk e ka bërë kurrë. Le të vlerësojmë një procedim ndaj ministrit, duke zbatuar për shembull ligjin për manipulimin e informacionit kaq të dashur për qeverinë tonë. Por edhe për shpifje apo fyerje, duke qenë se kjo lidhje me Vëllazërinë Myslimane, e cila është inekzistente, dukshëm paraqitet si akuzë nënçmuese. Nuk është e pranueshme që ata që na qeverisin të besojnë se janë të autorizuar të veprojnë vetëm nga oportunizmi”, ka thënë përfaqësuesi ligjor i Benzemas.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shitësi kryesor i fanellave të Paris Saint-Germain (PSG) në sezonin…