Këta janë kandidatët e intervistuar për Kryeprokuror të Prokurorisë Themelore të Gjakovës

19 tetor 2023 | 16:50

Këshilli Prokurorial i Kosovës ka organizuar procesin e intervistimit të kandidatëve për Kryeprokuror të Prokurorisë Themelore të Gjakovës.

Paneli Vlerësues për përzgjedhjen e Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore të Gjakovës, i cili përbëhet nga pesë anëtarë të Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe kryesohet nga Kryesuesi i KPK-së, Jetish Maloku, ka intervistuar katër kandidatë që kanë aplikuar dhe janë konfirmuar për pozitën e Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore të Gjakovës.

Kandidatë për pozitën e Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore të Gjakovës janë prokurorët: Anton Hasanaj, Ardita Beqiraj-Hyseni, Dëshirë Jusaj dhe Enis Gashi.

Procesi i intervistimit të kandidatëve për Kryeprokuror të Prokurorisë Themelore të Gjakovës është monitoruar nga përfaqësues të Ambasadës Amerikane, Misionit për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX) dhe Programit të BE-së për Sektorin e Drejtësisë në Kosovë (EUKOJUST).

Paneli Vlerësues, pas procesit të intervistimit, vlerësimit dhe arsyetimit, do t’i propozojë Këshillit Prokurorial të Kosovës për votim kandidatët e suksesshëm.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
20.102.2023 Punime të domosdoshme për siguri të sistemit Prishtinë 1.…