Ministri izraelit i Mbrojtjes takon ushtarët: Bëhuni gati, së shpejti do e shihni Gazën nga brenda

19 tetor 2023 | 21:15

Ministri izraelit i Mbrojtjes i ka bërë thirrje ushtarëve izraelitë të bëhen gati për të hyrë në Gaza, ndonëse nuk ka thënë se kur do të nisë ofensiva.

Në një takim me trupat izraelite që janë pozicionuar në kufi me Gazën, Yoav Gallant u tha atyre të organizohen dhe të jenë gati në pritje të urdhrit për të hyrë brenda Gazës.

“Po e shihni Gazën nga larg, së shpejti do e shihni nga brenda, ua premtoj. Një urdhër do të vijë shumë shpejt”, u tha ai ushtarëve.

Rreth 350 mijë trupa izraelite janë grumbulluar në kufi me Gazën, të pajisur me armatime, municione dhe mjete të rënda ushtarake, në pritje të urdhrit për të nisur ofensivën në Gaza.

Izraeli është zotuar se do të “shfarrosë nga faqja e dheut terroristët e Hamasit”, pas sulmit brutal mëngjesin e 7 tetorit që la të vrarë mbi 1000 civilë izraelitë, një pjesë e madhe e të cilëve fëmijë dhe të rinj.

Një numër i konsiderueshëm izraelitësh u morën peng dhe po mbahen aktualisht në Gaza.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokuroria Speciale e Kosovës ka vendosur që listës së rasteve…