ShBA-ja sanksionon djalin dhe vajzën e Millorad Dodikut

20 tetor 2023 | 18:17

Departamenti Amerikan i Thesarit ka vënë sanksione ndaj djalit dhe vajzës së presidentit ultra-nacionalist të Republikës Srpska – entiteti serb në Bosnje e Hercegovinës – Millorad Dodik, përkatësisht ndaj Igor dhe Gorica Dodik.

Përveç fëmijëve të Dodik-ut, në listën e të sanksionuarve janë edhe kompanitë e tyre pronarë apo bashkëpronarë.

Në listë është lokali “Agape” në pronësi të Goricës dhe Ivana Dodik, bashkëshortes së Igor-it, si dhe kompania “Agrovoce” në pronësi të Gorica Dodik.

Siç thuhet në njoftimin e lëshuar nga Departamenti Amerikan i Thesarit, të gjitha entitetet “marrin ndihmë nga fondet publike të Republika Srpska përmes trajtimit preferencial si rezultat i të qënit në pronësi të familjes së Dodik”.

“Anëtarët e këtij rrjeti, duke përfshirë fëmijët e Dodik-ut, lehtësojnë korrupsionin e Dodik-ut në entitetin boshnjak, Republika Srpska, duke i mundësuar atij të tërheqë fonde publike nga RS dhe të pasurojë veten dhe familjen e tij në kurriz të qytetarëve të BeH dhe autoriteteve funksionale të vendit”, thuhet aty.

Tutje, nënvizohet se Dodik ka përdorur dhe po përdor ende pozicionin e tij zyrtar në BeH për të “akumuluar pasuri personale përmes ryshfetit, ryshfetit dhe formave të tjera të korrupsionit”.

“Retorika e tij përçarëse etno-nacionaliste pasqyron përpjekjet e tij për të arritur këto qëllime politike dhe për të shkëputur vëmendjen nga aktivitetet e tij korruptive”, vazhdon.

Gjithashtu, aty theksohet se Dodik poshtëron publikisht “grupet e tjera etnike dhe fetare në BeH, gjë që thellon ndarjet dhe ngërçin politik”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga Lëvizja Vetëvendosje në Prishtinë kanë thënë se arsye e…