Kica-Xhelili: Fatin e ‘Rrugës A’ ta vendos motra e deputetes së pushtetit që ka humbur Prishtinën, e tmerrshme dhe e frikshme!

20 tetor 2023 | 18:36

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar përmes një shkrimi në Facebook pas deklaratës së kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, se vendimin për pezullimin e punimeve në ‘Rrugën A’ është marrë nga motra e deputetes së LVV-së, Fitore Pacolli, gjyqëtarja Vlora Pacolli.

Kica-Xhelili në reagimin e saj thotë se kjo është e frikshme, e tmerrshme dhe e pafalshme të kalohet pa dënim nga çdo qytetar i Kosovës.

Ajo tutje shton se fatin e rrugës përfundimi i së cilës është vital për qytetarët e Prishtinës e vendos motra e deputetes së pushtetit që ka humbur Prishtinën?

“KJO është e frikshme. E tmerrshme! E pafalshme të kalohet pa dënim nga çdo qytetar i Kosovës e veçanërisht ÇDO qytetar i Prishtinës” shkruan Kica-Xhelili raporton Gazeta Blic.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Departamenti Amerikan i Thesarit ka vënë sanksione ndaj djalit dhe…