Vdekje e dyshimtë në Prishtinë, 54 vjeçari gjendet i vdekur në banesë

21 tetor 2023 | 17:02

Një 54 vjeçar është gjetur i vdekur në një banesë në rrugën “Bajram Bahtiri” në Prishtinë sot rreth orës 14:00.

Policia e Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e tij.

Lajmin  e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 14:00, kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete në një banesë në rrugën “Bajram Bahtiri” në Prishtinë. Policia dhe ekipi mjekësor menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e personit mashkull 54 vjeç. Aktualisht policia ka nisur hetimin e rastit si vdekje e dyshimtë dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes”, ka thënë ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbrëmë në Deçan është formuar këshilli inicues për formimin e…