Ministrja Haxhiu i dhuron deputetes britanike aksesorë të punuara nga të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës

21 tetor 2023 | 23:13

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka njoftuar se ka pritur sot deputeten britanike, Alica Kearns të cilës i ka dhuruar punime nga duart e të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës.

Haxhiu tha se Kearns e ka njoftuar për punën e Komisionit për njohjen e statusit të personave të dhunuar seksualisht gjatë luftës dhe hetimet që po bëhen së fundi për krimet e dhunës seksuale gjatë luftës.

“Deputetes britanike, Alicia Kearns, i dhurova punime nga duart e të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës. E njoftova po ashtu për punën e Komisionit për njohjen e statusit të personave të dhunuar seksualisht gjatë luftës dhe hetimet që po bëhen së fundi për krimet e dhunës seksuale gjatë luftës”, ka shkruar Haxhiu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sfida e parë e javës së 9 të Kategorisë Superiore…