Së paku 11 të vrarë nga një sulm në Irak

29 gusht 2018 | 15:21

Një sulmues vetëvrasës sulmoi një postbllok të policisë në perëndim të Irakut, duke vrarë së paku 11 njerëz dhe plagosur 16 të tjerë.

Sulmuesi përplasi makinën e mbushur me eksplozivë për një postbllok në qytetin Kain të provincën Anbar, ka thënë kryebashkiaku Ahmed al-Mehlaw.

Po ashtu, ai ka thënë se postblloku drejtohej bashkërisht nga ushtria dhe nga milicitë shiite që mbështeten nga qeveria.

Viktimat përfshijnë personel të sigurisë dhe civilë.

Përgjegjësinë për sulmin nuk e ka marrë ende asnjë grup.

Iraku ka shpallur fitore kundër grupit militant Shteti Islamik, dhjetorin e kaluar. Megjithatë, anëtarë të tij kanë vazhduar të bëjnë rrëmbime dhe vrasje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në rast të fatkeqësive të mëdha natyrore apo luftës, Kosova…