![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/10/31-xhami-te-shkaterruara.jpg)
31 xhami të shkatërruara në Gaza nga sulmet izraelite
22 tetor 2023
| 13:19
Si pasojë e sulmeve të Izraelit në Rripin e Gazës që kanë nisur më 7 tetor, aty deri më tani janë shkatërruar 31 xhami.
Lajmin e ka bërë me dije Ministria e Vakëfeve të Gazës, raporton “Aljazeera”.
Numri i xhamive të shkatërruara ishte 26, por ka arritur në 31, pasi Izraeli ka shkatërruar pesë xhami të tjera në territor.