Kosova dy ndeshje miqësore me Maqedoninë

29 gusht 2018 | 16:21

Përfaqësuesja A e femrave është nisur për Maqedoni, ku do të zhvillojë dy ndeshje miqësore me kombëtaren e Maqedonisë.

Ndeshjet do të zhvillohen më 30 shtator dhe më 2 tetor në Shkup.

“Do të shfrytëzojmë rastin të shohim nga afër përformacen e prurjeve të reja. Është shumë e rëndësishme që nuk kemi asnjë refuzim të futbollisteve nga jashtë gjë që flet se ekipi kombëtar i Kosovës po bëhet gjithnjë e më joshës. Tashmë pas pranimit në UEFA dhe FIFA edhe qasja në FFK-ja ka ndryshuar shumë sa i përket futbollit të femrave, ku kemi një angazhim të jashtëzakonshëm. Shpresoj të marrim më të mirën nga këto dy ndeshje me Maqedoninë”, ka thënë përzgjedhësja Afërditë Fazlija.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njohësi i integrimeve evropiane, Vigan Qorrolli, është shprehur i bindur…