CNN: SHBA-ja po i bën presion Izraelit që të vonojë pushtimin tokësor të Gazës

22 tetor 2023 | 21:32

“CNN” ka raportuar se Shtëpia e Bardhë po i bën presion Izraelit që të vonojë një inkursion tokësor gjerësisht të pritshëm në Gaza, në mënyrë që të lejojë mundësinë e negociatave për lirimin e pengjeve të tjera.

Rrjeti televiziv amerikan citon dy burime që u informuan për diskutimet, pa dhënë detaje.

“Administrata i bëri presion udhëheqjes izraelite që të vononte për shkak të përparimit në frontin e pengjeve dhe nevojës për të dërguar kamionë me ndihma në Gaza”, citohet të ketë thënë një person i njohur me diskutimet.

Më herët gjatë ditës së sotme, Izraeli mohoi se po përballej me presionin e SHBA-ve, me një burim në zyrën e kryeministrit duke thënë vetëm se, “nuk ka presion të SHBA-ve, vetëm mbështetje”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) dhe Fondi…