Macron nesër do ta vizitojë Izraelin

23 tetor 2023 | 08:20

Presidenti francez, Emmanuel Macron, të martën do të zhvillojë një vizitë në Izrael .

Njoftimi u dha nga Elysee, duke konfirmuar deklaratat nga zyra e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, dje gjatë ditës, shkruan Al Jazeera.

Presidenti amerikan Joe Biden dhe kryeministri Netanyahu kanë rënë dakord që ndihma do të vazhdojë në Rripin e Gazës pavarësisht nga sulmet e vazhdueshme izraelite në enklavën e rrethuar.

“Udhëheqësit pohuan se tani do të ketë rrjedhje të vazhdueshme të kësaj ndihme kritike në Gaza”, tha Shtëpia e Bardhë pasi të dy udhëheqësit zhvilluan një bisedë telefonike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretar i Përgjithshëm i Institutit për Strategjinë Euro-Atlantike, Boban Bogdanoviq,…