Tanja Fajon mirëpret angazhimin e Kosovës për liberalizimin e vizave

29 gusht 2018 | 17:14

Eurodeputetja Tanja Fajon, e cila është angazhuar në Parlamentin Evropian për çështjen e procesit të liberalizimit të vizave për Kosovën, ka folur për takimin e sotëm që pati me ministren e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha.

Përmes llogarisë së saj në “Facebook”, Fajon ka përshëndetur punën dhe arritshmëritë e Kosovës në këtë rrugëtim, ndërsa ka apeluar që institucionet e Kosovës të vazhdojë me punë dhe angazhim.

“Takim me ministren e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha, para votimit në Parlamentin Evropian në çështjen e një hapi para për liberalizimin e vizave për Kosovën. E mirëprita me shumë kënaqësi kampanjën e zhvilluar në Kosovë për lëvizje të lirë të qytetarëve. Kosovë, vazhdoni me punën tuaj të mirë”, ka shkruar Fajon.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtruesi i detyrës së ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor…