Nis projektimi i autostradës më të gjatë në Kosovë

29 gusht 2018 | 17:20

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, të mërkurën ka nënshkruar kontratën për “Hartimin e projektit zbatues për ndërtimin e autostradës Istog – Pejë – Deçan – Gjakovë – Prizren”. Rruga që do të lidhë këto qytete do të ketë gjatësinë 91 kilometra.

Vlera e kontratës së projektimit është 1,039,532.80 euro dhe do të përfundojë brenda 16 muajsh, ndërsa punëkryes janë konzorciumi Infra Plus & Infra Tek, Prishtinë.

Në njoftimin e Ministrisë së Infrastrukturës është bërë me dije se ky është edhe një hap më tepër i Qeverisë Haradinaj, konkretisht Ministrisë së Infrastrukturës, drejt lehtësimit të qarkullimit të qytetarëve të Kosovës, duke afruar qytetet mes vete me rrugë të standardeve evropiane.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Eurodeputetja Tanja Fajon, e cila është angazhuar në Parlamentin Evropian…