Haradinaj, i shqetësuar me ikjen e mjekëve: Gjendja e tyre financiare është e rëndë

23 tetor 2023 | 15:21

Në kuadër të ciklit të diskutimeve lidhur me gjendjen e rëndë në vend, Grupi Parlamentar i AAK-së ka organizuar të hënën tryezë diskutimi në lidhje me situatën në shëndetësi dhe çështjen e sigurimeve shëndetësore.

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se gjendja në sektorin e shëndetësisë është e rëndë.

Ai ka theksuar se duhet të ndërmerren masa që të funksionalizohet sistemi informativ shëndetësor dhe të punohet për Fondin e sigurimeve shëndetësore.

“Gjendja vazhdon të mbetet e rëndë në shëndetësi, pra jo e mirë. Çdo herë kur takohemi, diskutime tona duhet të fokusohen se si për të dalë nga kjo gjendje e rëndë në shëndetësi. Një aspekt i rëndësishëm i ecjes përpara është funksionalizmi i sistemit informativ shëndetësor, pra data-baza e cila është e domosdoshme në çdo nivel. Në çdo qeveri është bartur çështja e Fondit të sigurimeve shëndetësore, ndërsa tash duhet ta arrijmë momentin që të veprojmë. Përderisa nuk veprojmë, gjendja po vazhdon e tillë me rreziqe të shumta”, ka thënë Haradinaj.

Ndërsa deputeti i AAK-së, Shemsedin Dereshaj, ka thënë se kjo parti është duke i kushtuar rëndësi shëndetësisë, raporton EO.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Jorn Rohde është shprehur i…