Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar takon ambasadorin Hill, e njofton me gjendjen e shkollave shqipe

23 tetor 2023 | 19:18

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiu, ka njoftuar se me ftesë të Ambasadës Amerikane në Beograd, zhvilluan një takim me ambasadorin e ShBA-së, Christopher R. Hill.

Ai ka bërë me dije se diskutuan për planin 7-pikësh, për mosnjohjen e diplomave të Kosovës dhe për gjendjen e shkollave shqipe.

“Në lidhje me planin 7-pikësh theksova se nëse ky plan nuk fillon të zbatohet shpejt, nesër mund të mos ketë kuptim zbatimi i tij, për shkak të ikjes së kuadrove”.

“Ngrita shqetësimin se për shkak të mosnjohjes së diplomave të Kosovës institucionet do të kenë probleme me plotësimin e vendeve të punës”, ka shkruar në “Facebook” Lutfiu.

Ai ka treguar se ambasadorit Hill ia paraqiti gjendjen e shkollave shqipe në Luginën e Preshevës përmes fotografive.

“Me ambasadën amerikane do të jemi në kontakt të vazhdueshëm edhe për tema tjera”, ka shkruar kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Çmimet e naftës u lehtësuan të hënën pas intensifikimit të…