Inaugurohet Qendra Rinore në Deçan (foto)

23 tetor 2023 | 19:44

Sot është bërë inaugurimi i Qendrës Rinore në Komunën e Deçanit.

Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, i cili ishte i pranishëm në inaugurimin e kësaj qendre tha se kjo është një hapësirë e re, efikase dhe multifunksionale për të rinjtë e Deçanit dhe të gjithë Kosovës.

“MKRS ka mbështetur Komunën e Deçanit qysh nga fillimi i projektit, duke alokuar shumën prej 365,000 euro për ndërtimin dhe përfundimin e Qendrës Rinore. Me nivel të duhur të përkushtimit, po sigurohemi që asnjë projekt të mos mbetet pa u finalizuar dhe funksionalizuar”, ka bërë me dije Çeku.

Ai ka theksuar se investimet për brezin e ardhshëm janë thelbësore për të siguruar zhvillimin e tyre, përgatitjen dhe lehtësimin e qasjes në tregun e punës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiu, ka njoftuar se…