Bajrami: Siguria kibernetike është problem global, të adresohet nga të gjitha qeveritë së bashku

24 tetor 2023 | 12:22

Në ICK është mbajtur konferenca e sigurisë kibernetike “DefendX23”. Hafize Bajrami nga Ministria e Mbrojtjes ka thënë se gjatë vitit 2023 kanë themeluar Qendrën Shtetërore Trajnuese për Siguri Kibernetike.

Ajo ka thënë se në vitet e kaluar në Ministrinë e Mbrojtjes është diskutuar shumë pak për sigurinë kibernetike, transmeton Telegrafi.

“Siguria kibernetike është diskutuar vetëm në kuadër të IT-së, pastaj kanë filluar bashkëpunimin me Ioëan për ngritjen e kapaciteteve kibernetike ‘Ngritja e Njësisë për siguri kibernetike në FSK’, viti 2019. Pastaj në vitin 2023 është bërë Qendra Shtetërore Trajnuese për Siguri Kibernetike 2023”, u shpreh ajo.

Bajrami ka thënë se misioni i Njësisë për Siguri Kibernetike operon dhe siguron rrjetet e Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së.

“Mundëson lirinë e manovrimit të FSK-së në hapësirën kibernetike”.

Më tej, ajo tha se bëjnë trajnime të vazhdueshme për stafin lidhur me sigurinë kibernetike. “Siguria kibernetike është një problem global që duhet të adresohet globalisht nga të gjitha qeveritë së bashku”, ka theksuar ajo.

“DefendX” është një konferencë vjetore e sigurisë kibernetike, e përkushtuar në promovimin dhe zbatimin e praktikave më të mira të mbrojtjes së informacionit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve (MFPT) në bashkëpunim me…