Nis fushata sensibilizuese për sigurinë në komunikacionin rrugor

24 tetor 2023 | 15:37

Policia e stacionit në Shtërpcë ka nisur fushatën sensibilizuese për sigurinë në komunikacionin rrugor për nxënësit e shkollave të mesme të ulëta në Shtërpcë.

Me këtë rast për nxënësit janë shpërndarë rekuizita të ndryshme si: varëse për çanta, vizore dhe shirita vezullues që vendosen në krahë, po ashtu janë dhënë edhe disa mesazhe që të përdoren vendkalimet e shënjuar për këmbësorë, nxënësit të kenë veshje me ngjyra reflektuese dhe të ndritshme kur ecin gjatë natës, dhe të kenë kujdes të shtuar gjatë lojërave të ndryshme, kur ato zhvillohen pranë rrugëve me komunikacion të zhvilluar.

Ndërsa për shoferët janë dhënë mesazhe që të kenë kujdes gjatë ngasjes në afërsi të shkollave, të mos përdoret telefoni gjatë drejtimit të mjetit, të mos drejtohet mjeti nën ndikim të alkoolit dhe substancave narkotike dhe psikotrope, të përdoret rripi i sigurisë etj.

Kjo fushatë do të vazhdojë edhe në komunat tjera të rajonit të Ferizajt.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lionel Messi ka thënë se Karim Benzema e ka merituar…