Barcelona prezanton stadiumin për 104 mijë shikues

24 tetor 2023 | 15:27

Barcelona e ka prezantuar stadiumin e ri, i cili do të quhet “Spotify Camp Nou”.

Stadiumi i ri i gjigantit katalunas do të ketë hapësirë prej 228 mijë metrash katrorë, ndërsa parashihet të ketë kapacitet prej 104 mijë ulësesh.

“Blaugrana” e kanë publikuar në llogarinë e saj në “Instagram” një video, përmes së cilës e prezanton procedurën e konstruktimit dhe si do të duket stadiumi i ri.

“Stadiumi i ri ‘Spotify Camp Nou’ do të jetë një çmenduri”, ka shkruar kampioni aktual spanjoll.

Stadiumi do të quhet “Spotify Camp Nou” si rezultat i marrëveshjes së klubit spanjoll me platformën e famshme të muzikës online.

Është hera e parë që stadiumi i Barcelonës do ta ketë një parashtesë të një marke komerciale.

Stadiumi i deritashëm quhej “Camp Nou” që nga viti 1957.

Barcelona ka njoftuar se stadiumi do të nisë të jetë në dispozicion të pjesshëm prej nëntorit 2023 me një kapacitet prej 65 mijë deri në 75 mijë spektatorësh.

E stadiumi do të jetë i gatshëm tërësisht në vitin 2026.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkolla e mesme “Nazmi Hoxha” në Gjilan, është bërë me…