UEFA i kushton reportazh Ballkanit për fitoren ndaj Dinamos (video)

24 tetor 2023 | 15:32

Ballkani do të ketë punë me Astanan këtë të enjte në grupet e Ligës së Konferencës.

Para këtij ballafaqimi, UEFA i ka kushtuar një reportazh kampionit të Kosovës, duke e vënë në pah fitoren e madhe ndaj Dinamo Zabrebit, në “Fadil Vokrri”, me rezultat 2-0.

“Në ndeshjen e dytë këtë herë ata mahnitën 24 herë kampionin e Kroacisë, Dinamo Zagrebin në Prishtinë për fitoren e parë në shtëpi në fazën e grupeve të ndeshjeve evropiane. Çfarë tjetër për kampionin në fuqi të Kosovës? A mund të ëndërrojnë të avancojnë në fazën e nokautit?”, ka shkruar UEFA.

Për këtë përballje ka folur edhe mesfushori më në formë i skuadrës suharekase, Nazmi Gripshi, i cili ka potencuar se këtë vit mund të bëjnë diçka më shumë.

“Ne jemi shumë të lumtur që kemi arritur një fitore të madhe ndaj një ekipi që është ndër më të mëdhenj në Kroaci, Dinamo Zagrebi, kemi bërë një ndeshje në ‘Fadil Vokrri’ duke bërë një ndeshje të mirë, duke fituar me rezultat 2-0”.

“Ne jemi bashkë në çdo ndeshje si në fitore apo në humbje, tifozët na qëndrojnë afër”, është shprehur Gripshi.

UEFA ka theksuar se ndeshja e ardhshme e Ballkanit ndaj Astanas është një mundësi për të ndërtuar një momentum.

Ballkani do të ballafaqohet me Astanan të enjten duke filluar nga ora 18:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gani Gërmia sot e pati problem të zgjohet nga gjumi.…