7 vjet nga vrasja e Astrit Deharit, Tomë Gashi kërkon protestë dhe drejtësi

24 tetor 2023 | 15:47

Avokati Tomë Gashi ka bërë me dije se më 5 nëntor bëhen 7 vite nga vrasja e Astrit Deharit dhe ende nuk ka drejtësi.

Ai ka shkruar në “Facebook” se për këto 7 vite janë pothuajse 1000 skandale të institucioneve të ndryshme në rastin e hetimit të vrasjes së Astrit Deharit, dhe sipas tij, thuajse të gjitha më shumë kanë anuar që ta devijojnë rastin se sa ta thonë të vërtetën.

“Duket se dikush dëshiron ta mbrojë dikë dhe për këtë arsye e vërteta nuk po thuhet”, ka shkruar Gashi.

Ai ka shtruar një pyetje për opinionin: A mjaftojnë 10 ditë për ta organizuar një protestë të dinjitetshme dhe paqësore, në kërkim të drejtësisë për vrasjen e Astrit Deharit?

Postimi i plotë i tij pa ndërhyrje:

Proteste paqesore per drejtesi!

A mjaftojne 10 dite per ta organizuar nje proteste te dinjitetshme dhe paqesore, ne kerkim te drejtesise per vrasjen e Astrit Deharit?
Aktivisti i Levizjes VETEVENDOSJE!, Astrit Dehari, eshte vrare ne Qendren e Paraburgimit ne Prizren, me 05.11.2016.
Nje prokuror, perkunder fakteve, kishte tentuar ta mbyllte rastin e vrasjes se Astrit Deharit si vetevrasje!
Nje prokuror tjeter, perkunder fakteve, ka zgjedhur heshtjen – ne vend qe te zgjedhe marrjen e nje aktvendimi per fillim te hetimeve ne drejtim te identifikimit te vrasesve te Astrit Deharit, te shtytesve ne vrasje, dhe te atyre qe po e fshehin vrasjen qe 7 vite!
Nje president, njerit prej deshmitareve kyç qe ishte ne qeli me Astritin, edhe pse te denuar per vrasjen e nje femiu, ne menyre te kunderligjshme, ia kishte falur 3 apo 4 vite burgim dhe askush nuk kishte bere asgje!
Nje zyrtar i larte i Policise ne Prizren, rrejshem kishte deklaruar kinse Astriti ka vdekur nga perdorimi i tepert i barnave… Edhe pse ky deklarim ishte skandaloz dhe kishte per qellim manipulimin e opinionit, askush nuk kishte bere asgje!
Nje ish Ministre e Drejtesise, ne vitin 2016, kishte kerkuar nga Kryeprokurori i Shtetit qe t’i ndjeke penalisht ekspertet e pavarur, te cilet me ekspertize kishin vertetuar se Astriti eshte vrare!
Nje ekspertize e Institutit Zviceran te Mjekesise Ligjore e kishte eliminuar edhe teorine e vetevrasjes, e kishte vertetuar pranine e ADN-se se personave te trete, si dhe kishte propozuar hetim te pavarur – gje qe kurre nuk eshte bere!
Nje ekspertize e dyte, e te njejtit Institut – Zviceran – e kishte vertetuar ekspertizen e pare dhe kishte vertetuar se nje pjese e provave te derguara ne Zvicer ishin te manipuluara! Familja e Astrit Deharit kishte kerkuar hetim penal edhe per kete ceshtje – gje qe kurre nuk u be!
I vodhen mostrat e Astrit Deharit ne Institutin e Mjekesise Ligjore dhe asgje nuk u be – sepse Prokurori zgjodhi heshtjen!
Per keto 7 vite jane pothuajse 1000 skandale te institucioneve te ndryshme ne rastin e hetimit te vrasjes se Astrit Deharit dhe thuajse te gjitha me shume kane anuar qe ta devijojne rastin se sa ta thone te verteten. Duket se dikush deshiron ta mbroje dikend dhe per kete arsye e verteta nuk po thuhet.
Me 5 nentor 2023 behen 7 vite nga vrasja e Astrit Deharit dhe ende nuk ka drejtesi. Meqenese 5 nentori i bie dite e diele, protesta eshte mire te organizohet me date 3 – te premten.
A ka mbete naj shok i Astritit apo jo?

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka…