Abdixhiku në takimin lamtumirës me ambasadorin Minxhozi: La shenjë të mira bashkëpunimi

24 tetor 2023 | 15:40

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin e Shqipërisë në Prishtinë, Qemal Minxhozi.

Me këtë rast, Abdixhiku ka thënë se Minxhozi po largohet nga Kosova si ambasador që ka lënë shenja të mira bashkëpunimi.

“Sot, në selinë qendrore të Lidhjes Demokratike të Kosovës, prita në takim lamtumirës ambasadorin e Republikës së Shqipërisë z. Qemal Minxhozi. Pas 9 viteve shërbim, ambasadori Minxhozi po largohet si një personalitet që la shenja të mira bashkëpunimi, si një njeri që përkundër sfidave jo fort të zakonshme politike, mbajti politikën shqiptare në përfaqësim të denjë, të matur e me plot ekselencë. Për këtë dhe shërbimin e dhënë, i dhurova një helmetë ilire. Rrugëtim të mbarë ambasador. Paç gjithherë kujtime të mira për Kosovën”, ka shkruar Abdixhiku në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e stacionit në Shtërpcë ka nisur fushatën sensibilizuese për…